“Vlora Hyseni shërbëtore e Ramës dhe Vuçiçit”, Berisha hap seancën parlamentare: Me urdhër ju thërriste ju socialistëve në zyrë, e di vetë ti Damian…

24 September 2026, 10:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Qytetarët protestojnë para Kuvendit, ndërsa aktualisht mbahet edhe seanca plenare.

Kreu i PD Sali Berisha e cilësoi një seancë të turpshme. Gjatë fjalës së tij kreu i PD theksoi se siguria e vendit ‘është shembur totalisht’, duke nënvizuar se kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e grupit të struktural kriminal Agasi.

Berisha tha se edhe më herët e kishte paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i madh i Europës.

 

Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot Kuvendi mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë e një vendi. Për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi. Në këtë sallë kam deklaruar se Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Europës, kontrollonte të gjithë internetin e territorit të vendit, sekretet e shtetit dhe SHISH,. Kishte fuqi të pakufizuar nga padrino i vendit. Rasti i Vlora Hysenit, është i treti në botë. Hyseni, personazh i përçudnuar, pasi shkarkohet nga detyra në Kosovë, vjen këshilltare e padrinos dhe më pas në krye të SHISH.
Emërimi i saj jashtë të gjithë kritereve përbën aktin më të papërgjegjshëm ndja sigurisë së vendit, emërimi ishte për një rol të dyfishtë. Ishte shërbëtore e Vuçiçit dhe Ramës.
Ana më e zezë është se njeriu që kishte detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të vendit, bashkëpunonte me hanxharët e krimit dhe ishte ushtare e tyre.
Me urdhër të Agsit ju thërriste në zyrë, Damian e ke vetë parasysh ti, Uluzi merre dosjen sa herë del emri aty”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide