Gara për KLGJ-në, nesër vendoset për tre anëtarët e rinj! Ja kush janë kandidatët

Tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor pritet të zgjidhen ditën e nesërme, më 25 shtator, pas procesit të nisur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Votimi do të përcaktojë përfaqësuesit e tre niveleve të sistemit gjyqësor: Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë.
Për vendin që i takon përfaqësimit të Gjykatës së Lartë, në garë janë gjyqtarët Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Ndërsa për përfaqësimin e gjykatave të apelit kandidojnë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.
Gara për një nga vendet që gjykatat e shkallës së parë është mes tre kandidateve: Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho. Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet gjatë mbledhjes së parashikuar për 25 shtator.
Ndërsa në përfundim të votimit do të përcaktohen tre gjyqtarët që do t’i bashkohen përbërjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke përfaqësuar përkatësisht Gjykatën e Lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128