“Koka e gjarprit e çdo akti antikombëtar”/ Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, kjo është tradhti

24 September 2026, 20:36 / POLITIKË ALFA PRESS
“Koka e gjarprit e çdo akti antikombëtar”/ Ilir

Aktivisti Ilir Xhemalaj, në fjalën e tij në protestën e 117 përpara Kryeministrisë tha se ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni paska qenë “koka e gjarprit” e çdo akti antikombëtar.

Xhemalaj theksoi se Vlora Hyseni ka shitur informacione tek UDB-ja serbe dhe se ky është një akt i rëndë tradhtie.

Ai bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të rrëzojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

 

Ilir Xhemalaj: Dua të falënderoj ata gra në protestë, që qëndruan para policisë tek Parlamenti sot.

Ndërsa sot protestohej tek Kuvendi, shteti shqiptar po përpiqet që të kalojë aferën e Vlora Hysenit si aferë me natyrë seksuale. Por kjo është aferë tradhtie kombëtare. Vlora shiti informacione tek UDB-ja, tek serbët, tek rusët, ky është një turp i madh. Ka kohë që në këtë vend bëhen çudira, serbët hapin konsullatë, ish-krerët e UÇK-së u dënuan dhe koka e gjarprit ishte këtu.

Të gjithë të bashkuar duhet t’ja dalim. Ti që rri aty në divan, çohu se kjo është për familjen tënde e atdheun tënd. Duhet bashkë ta godasim dhe ta rrëzojmë Ramën.

 

Po ndodh...

ide