Thirrjet e qytetarëve: Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK
24 September 2026, 21:24 / POLITIKË
Qytetarët vazhdojnë që të marshojnë në rrugët e Tiranës në ditën e 117 të tubimit qytetar kundër abuzimeve të qeverisë.
Me flamuj në duar dhe pankarta të shumta, qytetarët përmes thirrjeve e këngëve kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.
Ata thirrën “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë narko-shteti”, “Ju erdhi fundi”.
Tashmë qytetarët ndodhen tek Sheshi Uilson. Numri i protestuesve është rritur ndjeshëm.
Skandali i fundit ku në qendër ishte ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni ka rritur revoltën në mesin e qytetarëve.
Ata kërkojnë përgjegjësi për situatën, ndërsa prej kohësh kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në fund, thirrën “Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Nga Rigels Seliman
Ështe integriteti, o budalla!
Nga Zef Preçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128