Drejtoresha e e-Albania prezanton në ministerialin rajonal, transformimin digjital dhe inovacionin në shërbimet qeveritare shqiptare

29 Gusht 2023, 13:53 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Drejtoresha e e-Albania prezanton në ministerialin rajonal, transformimin
Ministeriali "Transformimi Digjital në Rajonin e Ballkanit Perëndimor", që u organizua në Bled, Slloveni ka bërë bashkë ekspertë dhe përfaqësues tëshërbimeve qeveritare nga rajoni, për të shkëmbyeridetë, arritjet dhe sfidat në fushën e transformimitdigjital, në vendet e tyre përkatëse.

E pranishme në këtë ministerial, Drejtoresha e portalitunik qeveritar e-Albania, Nevila Repishti prezantoipërvojën e Shqipërisë në këtë proces.

Një nga sesionet më të rëndësishme të diskutimeve"Hartimi i Performancës Digjitale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor" u përqendrua në arritjet dhesfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor sipasmetodologjisë DESI (Indeksi i Ekonomisë dheShoqërisë Digjitale), duke përfshirë edhe shkëmbimine praktikave të suksesshme.

Në fjalën e saj, Repishti vuri theksin tek e-Qeverisja, menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë sëInformacionit që është bërë një realitet i dukshëm nëShqipëri; tek ofrimi i 95% të shërbimeve publikeonline, duke përfshirë 27 milionë dokumentet qëmerren me vulë dhe nënshkrim elektronik; tek 2.8 milion qytetarët dhe bizneset që marrin lehtësisht këtoshërbime të cilat po u kursejnë kohë e para në xhepat e tyre; tek infrastruktura e ndërtuar e Çelësave Publikë, që është ofruesi i nënshkrimit elektronik për qytetarët, përfaqësuesit e bizneseve, punonjësit e administratëspublike etj.

Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipërika ndryshuar jo vetëm mënyrën e ofrimit të tyre, por edhe perceptimin e qytetarëve dhe vetë administratëspublike, rreth kësaj forme të re të komunikimit, tëpaevitueshëm me institucionet shtetërore, ndryshimekëto që reflektohen në treguesit pozitivë të Indeksit tëEkonomisë dhe Shoqërisë Digjitale (DESI), sidomosnë aspektin e shërbimeve digjitale publike, kukomponentët e indeksit DESI janë kombinuar për tëshënuar përparimin e arritur në këtë fushë.

Më tej drejtoresha e e-Albania foli edhe për hapat e mëtejshëm që Shqipëria po ndërmerr për të zhvilluarnjë strategji të qartë për inteligjencën artificiale (AI), duke përfshirë dhe parimet etike për përdorimin e sajnë administratën publike, zbatimin e e-Albania 2.0 përtë përmirësuar më tej shërbimet digjitale si dhe për tësiguruar një përvojë më të shpejtë dhe më tëpersonalizuar me aplikuesit.

Një ndër projektet më të rëndësishme në këtë drejtimështë prezantimi i asistentit virtual, me modulin e chat GPT, bazuar në zë, që do të ndihmojë qytetarët dhebizneset në përdorimin e shërbimeve elektronike,përmes komunikimit me të, pasi operatori virtual me modulin e Chat-GPT do të jetë aty në kohë reale, për tëdhënë përgjigjet e nevojshme.

Po ndodh...