Foto-emrat/ Erion Veliaj dekonspiron drejtuesin e JOQ dhe Lolitën: Janë paditur për gjoba!

29 Mars 2023, 17:36 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Foto-emrat/ Erion Veliaj dekonspiron drejtuesin e JOQ dhe Lolitën:

Bashkia e Tiranës po përgatit disa padi dhe do do të bëhen denoncimet përkatëse në Prokurorinë e Tiranës për dy blogje të njohura si “Jeta osh Qef” dhe “Lolita”.  

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, se dy faqe online të cilat, kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. 

Stafi i Bashkisë ka publikuar foton e Erland Dalliun, drejtuesin e “Jeta Osh Qef”, faqe për të cilën shumë biznese sipas tyre, kanë shprehur shqetësimin se u duhet të paguajnë shuma të majme në mënyrë që të mos sulmohen me lajme fake nga JOQ. 
  
Fotoja tjetër i përket personit që fshihet pas faqes Lolita, e që njihet vetëm me emrin “Anisa e Vithkuqit”. 

Emri i saj i vërtetë i saj është Anisa Caka. 

Foto-emrat/ Erion Veliaj dekonspiron drejtuesin e JOQ dhe Lolitën:

 

Po ndodh...