
Mbi 820 milionë lekë për "terminalin e ri" të pasagjerëve në Tiranë, shpallet tenderi

Bashkia e Tiranës ka nisur procedurat e tenderit me fond limit 820 milionë lekë për transformimin e terminalit që ndodhet te mbikalimi i Kamzës. Projekti parashikohet të realizohet brenda 24 muajve, në një sipërfaqe 50 mijë metra katrorë.
Ndërtimi i këtij terminali ka si qëllim sistemimin e autobuzëve që realizojnë mbulimin e shërbimit të transportit të linjave për jugun, Shqipërinë qendrore dhe veriore, si dhe ato ndërkombëtare që kryejnë itineraren e hyrje-daljeve nëpërmjet akseve Tiranës-Durrës dhe Tiranë-Kamëz.
Veç parkingut të ri për autobuzët parashikohet të ndërtohet një godinë 1 kateshe ku do të përfshihet biletaria, hapësirat tregtare dhe hapësirat e qendrimit të pasagjerëve. Krahas godinës 1 katëshe, do të ndërtohet edhe një kullë kontrolli, 3 kateshe.
Ky Terminal ka aktualisht një kapacitet të përbërë prej 30 vende nisje për zonën e jugut; 19 vende nisje për zonën e veriut; 5 vende të destinuara për zbritjen e pasagjerëve dhe 45 vende të destinuara për parkim.
-
Bandat shqiptare, dominojnë tregun e drogës në Angli
12 Shtator, 17:20 -
Burrat apo gratë? Kush ka më shumë humor në një lidhje
12 Shtator, 16:28 -

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128