“Më duhet ndihma jote” Mesazhi që përdoret nga hakeruesit. Ekspertët: Ja si të veproni

21 Shtator 2022, 15:29 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

“Më duhet ndihma jote” Mesazhi që përdoret nga

Ekspertët tregojnë se si të mbrohemi nga sulmi i hakerave që zakonisht nis me një mesazh të tillë “Më duhet ndihma jote” i cili mund të vij nga adresa e një të afërmi.

Sipas specialistit të IT, Tomi Kallanxhi i cili ka folur për news 24, shqiptarët nuk janë familjarizuar me sigurinë kibernetike dhe lundrimi i tyre në internet, më së shumti lidhet me mediat sociale.

Ai tregoi disa hapa efikase se si duhet të mbrohemi nga sulmet e hakerave duke nisur që nga mesazhet të tipit “ju keni fituar 1 mln dollarë” të cilët duhen shmangur në moment. Po ashtu eksperti shton se kujdes duhet të kemi edhe me pasëordin, nuk duhet t’ia japim askujt pasi nëpërmjet tij mund të bëhen shumë modifikime dhe si pasojë ju të hakeroheni shumë lehtë.


 

Po ndodh...