'Më mallkoi'/ U kap nga prindërit e tij në krevatin e tyre martesor, nusja zbardh bisedën me burrin

Tradhtia e saj ndaj të shoqit u bë virale me shpejtësi në mediat sociale. 20-vjeçarja në Librazhd, ka treguar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti detaje të tjera pas momentit kur familjarët mësuan tradhtinë.
Ajo ka thënë se prindërit e kanë pritur keq, e të dyve i kanë rënë të fikët në momentin kur kanë mësuar ngjarjen. E reja rrëfen edhe bisedën që ka pasur me të shoqin, për të cilin thotë se e ka sharë dhe mallkuar.
“Prindërit kanë reaguar keq, u ra të fikët. Ata s’e prisnin. Babi është shumë keq, mami duket sikur po e kalon, por babi nuk mundet. Kam folur me bashkëshortin. Vetëm më ka mallkuar”, tha vajza.
Ajo ka treguar më tej se ka marrë urdhër mbrojtjeje nga i ati pasi ka frikë nga reagimi i tij.
“Jam pajisur me urdhër mbrojtjeje. Dua të ruhem nga babai. Nuk e di se nga më vjen rreziku. Kam frikë. Unë me babin nuk flas dot”, përfundon vajza.
-
-
Izraeli paralajmëron kundër udhëtimeve drejt Turqisë
30 Maj, 12:19 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




