
Realizohet ndërhyrja e parë miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar realizimin e ndërhyrjes së parë miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop në Shqipëri.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se metodika shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.
“Për herë të parë, në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.
Falë punës së shkëlqyer, mjaft delikate, të një ekipi multidisiplinar, ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit. Falenderime të pakursyera mjekëve, Prof. Artur Xhumarit, mjekut neurokirurg, Dr. Ermal Simaku, mjek okulist, Dr. Marjon Sako, mjek maksilo facial, Dr. Myfit Saraçit, mjek anestezist, dhe të gjithë ekipit për këtë punë të rrallë”- tha Koçiu.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128