Shfaqet sërish Kolera/ OBSH: Po përhapet në të gjithë Libanin

]Sëmundjae kolerës, sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë është përhapur në çdo rajon të vendit, me 1,400 raste të dyshuara në total, sipas OBSH-së. Përhapja filloi në qytetin verior të Bebnine, ku janë gjetur shumica e rasteve. Aty është ngritur një spital fushor nga autoritetet.
Vendi aktualisht po kalon një krizë ekonomike, shoqëruar me paqëndrueshmëri politike. Presidenti Michel Aoun u largua nga posti i tij këtë javë, duke i dhënë fund mandatit të tij gjashtëvjeçar pa zëvendësim. Aktualisht është krijuar një qeveri e përkohshme.
Nga u përhap Kolera?
Drejtori Rajonal i Emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan tha se ka të ngjarë të ketë ardhur nga Siria, ku tani ka rreth 20,000 raste të dyshuara.
Bakteret e kolerës përhapen përmes ujit të kontaminuar, ushqimit ose ujërave të zeza. Ajo mbart rrezikun e nxjerrjes jashtë funksionit të veshkave që çon deri në vdekje, por është e trajtueshme me ilaçe. Ajo transmetohet përmes rrugës fekalo-orale, gjë që rrit rrezikun e një shpërthimi epidemie.

Numri i shpërthimeve në mbarë botën është rritur ndjeshëm këtë vit. Përmbytjet, thatësirat, konfliktet, migrimi dhe faktorë të tjerë që çojnë në uljen e aksesit në ujë të pastër qëndrojnë pas kësaj, thotë OBSH.
Për shkak të mungesës së furnizimit me vaksina, agjencia e OKB-së ka ndryshuar procedurën e rekomanduar të vaksinës nga dy doza në një dozë.
Libani mori grupin e parë të vaksinave të hënën. Dërgesa prej 13,000 dozash u dhurua kompania franceze e kujdesit shëndetësor Sanofi, dhe dorëzimi u lehtësua nga qeveria franceze. Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad u tha gazetarëve vaksinimi do të luante "një rol thelbësor" në kufizimin e përhapjes së sëmundjes.
OBSH po ofron mbështetje për Libanin për personelin mjekësor, pajisjet dhe burimet laboratorike, vaksinat, si dhe ofron trajnime në klinika dhe spitale.
-
Kontributi Erion Veliajt, për sherr apo shërbime...?
1 Nëntor, 18:22
-
Greva e pedagogëve/ A do humbasim edhe një vit tjetër akademik?
1 Nëntor, 18:15
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


