Shqipëria ‘e rrethuar’ nga afrikanët/ Renditja në raportin për universitetet më të mira shkencore në botë

12 Maj 2023, 12:41 / SOCIALE ALFA PRESS

Shqipëria ‘e rrethuar’ nga afrikanët/ Renditja në

Vendi ynë është renditur i 112-ti në nivel global midis 233 vendeve sa i përket nivelit shkencor, sipas raportit Scimago Journal (SJR). Zambia, Jemen, Bregu i Fildishtë, Libia, Trinidad Tabako,  Xhamajka dhe Benin janë shtetet që pozicionohet më mirë dhe më afër Shqipërisë. Ndërsa në renditjen botërore, sa i përket shkencës, vendi ynë lë pas Brunein, Mongolinë, Bolivinë, Kongon, Mozambikun dhe vendin tonë fqinj, Malin e Zi.

Shqipëria në total me 1,023 kërkime shkencore ndërkombëtare renditet e 95-ta sipas H-index, për vitin 2022. Indeksi H është një numër që synon të përfaqësojë produktivitetin dhe ndikimin e një shkencëtari ose studiuesi të caktuar, grupi shkencëtarësh ose studiuesish dhe llogaritet duke numëruar numrin e botimeve për të cilat një autor është cituar nga autorë të tjerë.

Serbia kryeson rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket kërkimit shkencor. Serbia renditet në vend të 59-të dhe pasohet nga Bosnje Hercegovina që ndodhet në vend të 93-të. Maqedonia e Veriut  pozicionohet  në vend të 102 për vitin 2022. Rusia kryeson Europën Lindore duke u renditur në vend të parë me rreth 108,464 dokumente shkencore gjithsej dhe 104,433 dokumente të cituara nga shkencëtarë të tjerë. Në Europë, vetëm vendet me një popullsi më të vogël si 1 milion banorë, përfshirë vende si Mali i Zi, Monaco, Gjibraltari, Ishujt Faroe, San Marino, Andora dhe Vatikani janë të renditur më keq se Shqipëria.

Në nivel botëror SHBA renditet e para me mbi 15 milionë dokumente shkencore, ndërsa përsa i përket 10 shes e parë, Kina që mban vendin e dytë, i është afruar së fundmi shifrës së 1 milion dokumenteve shkencore. Shkenca zhvillohet në vendet me ekonomi të zhvilluar: Mbretëria e Bashkuar në vendin e tretë, Gjermania, Japonia, Franca, India, Italia, Kanadaja dhe Australia përbëjnë 10-shen e parë me më shumë arritje shkencore. India ndonëse me një ekonomi jo edhe aq të qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera është aktualisht vendi me popullsinë më të madhe në botë.

Sa i përket universiteteve, Harvardi mban vendin e parë në botë për kërkime shkencore, ndërsa në 10-shen e parë është edhe Oksford, por ajo që bie sërish në sy është performanca e universiteteve kineze.

Sa i përket renditjes së institucioneve shkencore, vitet e fundit ka pasur një rritje të dukshme të Kinës. Në vend të parë ndodhej Akademia e Shkencave e Kinës, në vend të dytë Ministria e Arsimit të Kinës, në vend të tretë Qendra Kombëtare Kërkimore Shkencore e Francës dhe në vend të katërt Akademia e Shkencës e Rusisë./Liberale.al

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128