Zbardhet Korça/ Reshje dëbore e erë pas mesnate, ja situata e rrugëve

Qyteti i Korçës është zbardhur pas mesnate nga dëbora teksa në zonat malore reshjet e dëborës kanë qenë dhe më intensive. Autoritetet po punojnë për kriposjen e akseve dhe mbajtjen hapur të rrugëve kryesore. Reshje dëbore ka pasur edhe në zonën Qafë Plloçë -Korçë- Dogan Kapshticë
Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje dëbore të shoqëruara në disa zona edhe me erë.
Sa i përket temperaturave, mesatarja është deri -3 gradë, ndërsa trashësia e borës varion nga 5 në 25 cm. Reshjet aktualisht vazhdojnë.
Kontraktorët janë të pranishëm në akset rrugore me punime për mirëmbajtje dimërore, pastrime dhe kriposje.
Në aksin Korçë-Voskopojë ndodhen dy borëpastruese;
Në aksin K. Dardhës-Dardhës dy borëpastruese;
Në aksin Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë katër borëpastruese.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka probleme dimërore për qarkullimin e mjeteve.
Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë periudhës dimërore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

