Zbulohet logoja dhe slogani i Eurovision 2023/ Ja kush i bashkon vendet!

31 Janar 2023, 13:28 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Zbulohet logoja dhe slogani i Eurovision 2023/ Ja kush i bashkon vendet!

Slogani i këtij viti për Eurovision-in, që do të mbahet në Liverpul, do të jetë “Të bashkuar nga Muzika.”

Kurse logoja për këtë vit shfaq disa zemra që rrahin në unison.

Ngjyrat mbizotëruese të logos janë bluja dhe e verdha, njëlloj si flamuri i Ukrainës.

Sipas BBC, slogani i këtij viti reflekton origjinën e këtij kompeticioni të këngës që u krijua fillimisht si një mënyrë për të bashkuar Europën në një vend.

Eventi këtë vit do të mbahet në Britaninë e Madhe, pasi u vlerësua që organizimi në Ukrainë mund të ishte i rrezikshëm, duke qenë se vendi që prej thuajse një viti ndodhet të luftë.

Në logo janë përdorur edhe ngjyrat e flamurit të vendit organizues. Gjysmë finalet këtë vit do të mbahen më 9 dhe 11 maj, kurse finalja e madhe do të jetë më 13 maj.

Po ndodh...