Protesta në ditën e 94, qytetarët të vendosur kundër kastës politike

1 September 2026, 19:10 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta në ditën e 94, qytetarët të vendosur kundër

Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 94-të e organizuar kundër qeverisë, në vijim të një serie tubimesh që kanë nisur prej më shumë se tre muajsh.

Në qendër të kërkesave të protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës shprehen se synojnë një ndryshim të thellë të mënyrës së qeverisjes dhe të përbërjes së klasës politike.

Një nga propozimet kryesore të artikuluara prej tyre është ngritja e një qeverie tranzitore, e cila sipas kërkesës së protestuesve do të kishte një mandat 12-mujor. Kjo periudhë do të shërbente, sipas tyre, si një fazë kalimtare drejt një ndryshimi politik më të gjerë.

Përveç kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit, protestuesit kundërshtojnë edhe disa ligje të miratuara nga institucionet shtetërore. Ata kërkojnë anulimin e tyre, duke argumentuar se këto nisma ligjore prekin drejtpërdrejt interesat e qytetarëve shqiptarë.

Në protestën e sotme pritet të përsëriten thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa përfaqësuesit e protestës kanë paralajmëruar se aksioni nuk do të ndalet

 

 

Po ndodh...

ide