“Tërmet” në Shkodër, Vllaznia i jep duart Mirel Josës
19 Mars 2023, 22:16 / SPORT

Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun. Rezultatet e fundit kanë bërë që të vijë divorci. Tekniku 59-vjeçar numërin 37 ndeshje në krye të këtij ekipi, teksa skuadra ka marrë 1.54 pikë për ndeshje në këtë periudhë.
Vllaznia kërkon që të futet edhe një herë në rrugën e titullit kampion, teksa aktualisht e sheh veten në vendin e pestë me 37 pikë.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani” – shkruan klubi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

