5 gola në transfertë, Bayern Munich merr fitoren e dytë radhazi në Bundesliga

16 Mars 2024, 18:26 / SPORT ALFA PRESS

5 gola në transfertë, Bayern Munich merr fitoren e dytë radhazi
Bayern Munich ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ndaj Darmstadt me rezultatin 2-5.

Të parët që shënuan ishin vendasit, ku në minutën e 28’ ishte Skarke i cili gjeti portën e Neuer. Por vetëm pak minuta më vonë, në të 36’, Musiala barazoi shifrat.

Para se të mbaronte pjesa e parë, Harry Kane shënoi edhe golin e rezultatit 1-2 në minutën e 46’ të pjesës së parë.

Në të dytën, ishte përsëri Bayern i cili nuk ndalonte së shënuari. Musiala shënoi golin e tretë për bavarezët në minutën e 64’, ndërsa Gnabry golin e katërt në minutën e 74’.

Në fund të sfidës, ishte Tel që shënoi golin e pestë, ndërsa Darmstadt shënoi golin e dytë në minutën e 95′.

Me këtë fitore, Bayern renditet në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa Darmstadt në vendin e fundit me 13 pikë.

Rezultatet e ditës në Bundesliga:

5 gola në transfertë, Bayern Munich merr fitoren e dytë radhazi

5 gola në transfertë, Bayern Munich merr fitoren e dytë radhazi

 

Po ndodh...