Açerbi: Goli ndaj Barçës në histori, por tani dua që të ngre Champions

30 Maj 2025, 20:29 / SPORT ALFA PRESS

Açerbi: Goli ndaj Barçës në histori, por tani dua

Ai do të mbetet sigurisht një nga momentet më ikonike të historisë së Ligës së Kampionëve. Jemi duke folur për golin e Françesko Açerbit, që sigloi barazimin momental 3-3 të mbrëmjes së “San Siros” kundër Barcelonës.

Një gol që erdhi në kohën e plotë shtesë dhe që e çoi ndeshjen në shtesë për të shënuar sërish me Fratezin. Açerbi i ka zbuluar edhe një herë këto momente për mikrofonat e UEFA-s. “Kishte shumë njerëz që qanin nga gëzimi, të tjerë që vuanin dhe shpresonin që të ndodhte një mrekulli. Ky ishte emocioni që më dha goli. Ishim duke humbur 3-2 me Barcelonën dhe nuk po dilnim dot as në sulm në atë moment. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe që kanë bërë mrekulli gjatë këtij sezoni. Vendosa të dilja në sulm për të kërkuar diçka të jashtëzakonshme dhe ndodhi”, tregon Açerbi.

SEKRETI- Ai më tej thotë se tani dëshiron të fitojë këtë trofe, në mënyrë që goli i tij të mos mbetet thjesht për statistikë. “Dola në sulm dhe gjëja e vetme që mund të bënte Dumfris ishte që të krosonte topin. Janë gjëra që vijnë në mënyrë natyrale dhe në atë moment nuk mendon asgjë. Kur kam parë festën e stadiumit ishte diçka unike. Ishte një ndeshje nervoze dhe e karikuar.

Në fund të pjesës së parë të shtesës isha shumë nervoz. Por ishte e bukur, shumë e bukur sepse pastaj shënoi Fratezi. Arritëm finalen e dytë në tre vite dhe për mënyrën se si ia dolëm ishte diçka stratosferike që do të qëndrojë për shumë vite në mendjen tonë. Por tani unë dua trofeun. E dimë që do të kemi përballë një skuadër të fortë. Por do të bëjmë gjithçka dhe do të luajmë me bindje për të arritur që të fitojmë Champions-in”, ka thënë mbrojtësi italian.

 

Po ndodh...

ide