Ançeloti nis menjëherë nga puna te Brazili, trajneri dëshiron të rikthejë ish-yllin e Realit në ekipin kombëtar
13 Maj 2025, 11:50 / SPORT

Karlo Ançeloti, do të mbyllë më 26 maj aventurën e dytë me Real Madridin dhe do të marrë drejtimin e Brazilit.
Telenovela mes teknikut italian dhe Brazilit ka mbaruar me “tym të bardhë”. Ai nënshkroi një kontratë deri në Kupën e Botës 2026, me opsionin për ta zgjatur atë deri në Kupën e Botës 2030. Duket se Karlo ka nisur nga puna, pa u ulur në stolin e “seleccaos”.
Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, trajneri ka filluar të diskutojë rikthimin e Kasemiros në ekipin kombëtar. Mesfushori u stërvit gjatë kohës së tij te Reali nga Ançeloti dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. 65-vjeçari synon të thërrasë sa më shumë liderë të jetë e mundur, përfshirë edhe lojtarin e Mançester Junajtid.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

