Arbër Hoxha nën shenjestrën e klubit të Serie A

Arbër Hoxha mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar në një prej ligave më të forta të Evropës.
Sipas mediave italiane, Lecce është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të krahut nga Dinamo Zagrebi.
Kalimi i Hoxhës te Lecce mund të finalizohet gjatë afatit kalimtar të verës. Futbollisti 26-vjeçar, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në verën e vitit 2027.
Në këtë sezon me Dinamon, Arbër Hoxha ka regjistruar 25 paraqitje, shumicën prej tyre si zëvendësues.
Ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në elitën e futbollit kroat.
Lecce, që aktualisht po lufton për mbijetesë në Serie A dhe ka në përbërje edhe dy futbollistë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën, e sheh Hoxhën si një përforcim të rëndësishëm për krahët në sulm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





