Ardian Ismajli në udhëkryq për të ardhmen
Ardian Ismajli është në udhëkryq për të ardhmen. 28-vjeçari ka përfunduar një sezon mjaft të mirë në Serie A dhe tashmë është kthyer në objektiv të disa skuadrave në Europë.
Besiktas një ndër klubet më të mëdha në Turqi ka kohë që ndjek me interes situatën e Ismajlit dhe është gati ta afrojë në radhët e veta, por konkurrenca nuk mungon as nga Italia.
Bologna dhe Verona, dy klube që kërkojnë të forcojnë prapavijën për sezonin e ardhshëm, e shohin mbrojtësin shqiptar si një mundësi të vlefshme dhe me kosto zero.
Fakti që Ismajli është pa kontratë e bën atë një përforcim të arsyeshëm financiarisht për çdo klub. Paga aktuale rreth 900 mijë euro bruto në sezon është e përballueshme si për klubet italiane, ashtu edhe për Besiktasin që ka kapacitete më të mëdha buxhetore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
