
Armando Broja rikthen besimin pasi kaloi dëmtimin, premtimi: Po luaj pa dhimbje, më e mira nuk ka ardhur

Armando Broja po fiton vëmendje tek Evertoni. Sulmuesi shqiptar la pas dëmtimin në mars dhe Mojes i besoi menjëherë minuta.
Duket se makthi ka kaluar, pasi kjo vërehet nga intervista e fundit e Brojës. Ky i fundit shfaqet mjaft optimist për të ardhmen.
Më tepër pritet prej Brojës dhe nga intervista e tij mund të thuhet se premton shumë.
“Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të futem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është çdo gjë që doja, të mos kisha dhimbje, të shijoj futbollin, të luaj përballë tifozëve dhe të provoj të bëj më të mirën për skuadrën.
Jam 100% i sigurt që ka shumë më tepër që mund të vijë prej meje. Më e mira nuk ka ardhur akoma. Mund të bëj shumë më tepër. Do të ketë momente kur golat të vijnë, asistent, dhe do të luaj shumë më mirë, e sigurt.
Siç e thashë, gjëja më e rëndësishme për mua është që u ktheva sërish, të luaj pa dhimbje dhe të lë pas çdo dëmtim që kam pasur në të kaluarën dhe të shoh përpara.
Çfarëdo të jesh, çfarëdo lojtari, është gjithmonë e rëndësishme kur të kesh një mundësi t’i tregosh trajnerit, tifozëve, klubit dhe të gjithëve çfarë mund të bësh. Kjo është pjesë e të qenit një futbollist.
Çdo herë që shkel në fushë, duhet të japësh çdo gjë, nuk ka rëndësi kush je, çfarë niveli luan, është gjithmonë për të bërë më të mirën për veten dhe klubin.
Dua të futem dnë fushë dhe të jap gjithçka mundem. Siç thashë, më e mira do vijë. E di çfarë mund të bëj. E di kapacitetin tim dhe mund të shty duke filluar nga aty.
Liverpuli dhe Arsenali ishin ndeshje të vështira, ata janë kundërshtarë të fortë dhe për këtë janë aty ku janë, por luajtëm mirë në të dyja ndeshjet dhe mund të merrnim më tepër nëse tregohem i sinqertë. Kundër Arsenalit veçanërisht, nuk besoj se bënin diçka veçanërisht.
Kishim disa mundësi, veçanërisht në pjesë të dytë, që nga penalltia dhe pas saj po ashtu, ishin disa mundësi për t’i bërë keq atyre në prapavijë.
Por fakti që erdhëm nga disavantazhi për të marrë 1 pikë, tregon karakterin që kemi në dhomat e zhveshjes. Dua të them, dhe para se të vijë, çdo herë që luanim kundër Evertonit, ishte një ndeshje e vështirë. E dinim gjithmonë që do të ishte një ndeshje e vështirë.
Gjithmonë mundohen dhe mendoj se ka qenë gjithmonë në natyrën e Evertonit. Mund ta shikosh dhe sot po ashtu. Nuk ndalojmë. Ne vazhdojmë deri në vërshëllimën përfundimtare.
Lamtumira e stadiumit? Do të jetë moment i veçantë sigurisht, është një moment historik për klubin, sigurisht, të jetë sezoni i fundit në “Goodison”.
Duam të ngjitemi sa më lart në tabelë.
Kemi akoma shtatë ndeshje të mbetura dhe e dimë se do të ndeshemi më disa skuadra të mëdha sërish, por do të japim gjithçka dhe të sigurohemi që të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur”, u shpreh Broja për “evertontv”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128