Armando Duka lë në “ajër” rinovimin me Silvinjon

1 Shkurt 2024, 17:41 / SPORT ALFA PRESS

Armando Duka lë në “ajër” rinovimin me Silvinjon

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë në “Euronews Albania”, ku foli për disa tema të ndryshme, kryesisht në lidhje me përgatitjet e ekipit Kombëtar përpara Europianit “Gjermani 2024”.

Gjithashtu ai komentoi edhe për rinovimin e kontratës me Silvinjon.

Unë uroj që Silvinjo, i gjithë ekipi dhe të gjithë ne të bëjmë mirë në Europian. Padyshim ta shijojnë Europianin, Silvinjo kryesisht bashkë me ekipin, sepse është suksesi i tyre, janë ata që na kanë bërë ne krenarë dhe që jemi pjesë e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm.

Pastaj padyshim ose më përpara do të duhet të diskutojmë për vazhdimin e bashkëpunimit të FSHF-së me Silvinjon dhe stafin e tij.

Si gjithë opinioni dhe ne jemi pozitiv për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vetë stafi dhe trajneri po ashtu, por më besoni që realisht gjatë gjithë muajit janar nuk jemi takuar, sepse lëvizjet kanë qenë vërtetë të mëdha, qoftë tonat, të stafit kryesisht për organizimin dhe problemet e përgatitjeve në Europian”, tha Duka.

 

Po ndodh...