Ballkani shet mesfushorin te Cluj, përfiton 800 mijë euro

10 Shkurt 2025, 22:51 / SPORT ALFA PRESS

Ballkani shet mesfushorin te Cluj, përfiton 800 mijë euro

Ballkani do të bëjë një tjetër shitje të madhe. Lindon Emërllahu do të largohet nga kampionët e Kosovës, për të nisur një aventurë të re në Rumani, aty ku do të firmosë me klubin e Cluj.

Mesfushori difensiv ka vendosur që t’i japë fund bashkëpunimit me Ballkanin, teksa mungon vetëm zyrtarizimi. Klubi shqiptar do të jetë “fituesi” i madh i këtij transferimi, pasi do të përfitojë plot 800 mijë euro.

Madje drejtuesit e klubit nga Theranda kanë vendosur të ruajnë edhe 20% të kartonit të futbollisit në rast rishitje.

Kujtojmë se 22 vjeçari është pikërisht një prodhim i Ballkanit, me të cilët aktivizohet prej vitit 2021. Madje Emërllahu ka luajtur 6 ndeshje me përfaqësuesen A të Kosovës.

 

Po ndodh...