Barazimi në Kupë, trajneri i Partizanit: Ndeshje jo e bukur për t’u parë, duhet të korrigjojmë gabimet

Partizani nuk ia doli të fitonte në Laç, me çerekfinalen e parë që mbyllet 0-0 mes tyre. Kurbinasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 20-të, por të kuqtë nuk e shfrytëzuan dot avantazhin numerik.
Pas kësaj përballjeje ka folur Aleksandar Veselinovic. Trajneri ka theksuar se:
“Barazimi? E kam thënë dje para ndeshjes, se kjo është vetëm ndeshja e parë. Ndjenjat i kam të përziera. Ndeshja nuk ka qenë shumë e bukur për t’u parë ka patur shumë dyluftime. Në pjesën e parë patën disa mundësi, por nuk i shfrytëzuam. Pas 0-0 duhet të bëjmë analizat tona. Sfida tjetër do të jetë më e vështirë se kjo. Nuk bën diferencë nëse luan në shtëpi apo jashtë për mua. Kemi ndeshje që duhet t’i marrim me rradhë dhe tashmë kemi sfidën e kampionatit.
Interpretim ndryshe pas minutës së 20-të? Është pikëpamje, pasi gjithsecili e shikon nga mënyra e tij. Ndeshja e dyluftuar, por ajo që vlen të theksohet është se të gjithë lojtarët kishin mundësinë e tyre për të treguar veten. Në këtë ekip ka lojtarë të rinj që duhen mbështetur.
Më mirë ndeshja në kampionat apo Kupë? Është e vështirë t’i krahasojmë këto sfida. Çdo ndeshje ka specifikat e veta.
Me korrektësi e kemi mbyllur sfidën sot, sigurisht që ka gjëra për të rregulluar. Ndeshjet e Kupës janë të paparashikueshme. Vendet e ulëta mund të të eliminojnë. Do të shikojmë se çfarë do të bëjmë në fushën tonë”, ka përfunduar serbi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




