Bastoni: Nisje “horror”, bravo për reagimin! Spanja? Dimë si ta godasim

Alessandro Bastoni realizoi një nga golat e Italisë në triumfin 2-1 kundër Shqipërisë në duelin debutues të dy Kombëtareve në Euro 2024.

“Ishte shumë e rëndësishme si fitore, pasi e nisëm ndeshjen shumë keq. Më keq se aq nuk mund ta fillonim. Gjithsesi, ne u treguam të zotët që reaguam menjëherë duke e vendosur ndeshjen në binarët e duhur.
Goli i pësuar? Nuk mendova asgjë, ndodhin momente të tilla në futboll. Rëndësi ka të reagosh dhe të marrësh kontrollin e ndeshjes.
Mund të shënonim gola të tjerë, por e pamë se çfarë ndodhi në fund… Duhet të jemi më cinikë në takimet e ardhshme.
Shumë interistë në fushë, si ishte ta shihnit Asllanin në krahun tjetër? Shumë bukur, por në fushë nuk shihet askush në fytyrë. Në fund u përshëndetëm me Kristjanin”.
Në fund një koment për Spanjën, ndeshjen e ardhshme në Euro 2024. Mbrojtësi i Interit nuk i trembet iberikëve, pavarësisht se e nisëm me një sukses 3-0 ndaj Kroacisë.
“I dimë pikat e tyre më të forta, por do të përqendrohemi më shumë te pikat e dobëta. Do të dimë si t’i godasim spanjollët”, theksoi Bastoni.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
