Besiktas i ndërpret kontratën lojtarit, arsyeja është qesharake

19 Shkurt 2024, 19:18 / SPORT ALFA PRESS

 

Besiktas i ndërpret kontratën lojtarit, arsyeja është

Një situatë e çuditshme ka ndodhur te Besiktas me klubin gjigand turk që i ka ndërprerë kontratën mesfushorit Emirhan Delibas për një arsye që duket vërtet e pabesueshme.

Arsyeja është se 21-vjeçari përdorte aplikacion për të njohur njerëz të rinj për takime dhe lidhje.

Në një deklaratë, klubi tha: “Ne kemi ndarë rrugët me futbollistin profesionist Emirhan Delibas me marrëveshje të përbashkët. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.

Megjithëse arsyetimi zyrtar pas vendimit nuk u konfirmua, ka të ngjarë të ketë qenë i lidhur me profilin e pretenduar të Delibas në aplikacionin e takimeve “Bumble”.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128