Champions/ Bayern Munich mposht Man.Utd mes 7 golave, Real Sociedad ndal Interin

20 Shtator 2023, 23:18 / SPORT ALFA PRESS

Champions/ Bayern Munich mposht Man.Utd mes 7 golave, Real Sociedad ndal Interin

U mbyll sot raundi i parë i ndeshjeve në grupe të sezonit të ri të Champions League.

Bayern Munich ka marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Manchester United.

Bavarezët mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0, pas golave të Sane dhe Gnabry. Pjesa e dytë nisi mirë për United, ku Hojlund çon rezultatin në 2-1. Por festa zgjati pak, pasi Harry Kane shënon golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pranë fundit të lojës, Manchester United shënon edhe me Casemiron duke çuar shifrat në 3-2. Por gjermanët shënuan edhe të katërtin me anë të Tel në fund të sfidës 4-3. Por atëherë kur nuk pritej, në shtesa, United shënon edhe të tretin për anglezët.

 

Po ndodh...

ide