Daja: E vërteta e interesimit të Kosovës, këtu ka më shumë edukatë pune

Në një lidhje direkte me emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00) nën moderimin e Gjergji Stefës, Ilir Daja, trajneri i Ballkanit, u shpreh:
“U ndala rrugës që të lidhesha me ju, komplimente juve të SuperSportit. Fitimi i titujve janë ditë të veçanta në karrierën e trajnerit, ashtu ka qenë edhe për mua.
Por kalimi në ‘play-off’-et europiane janë qershia mbi tortë. I kam përjetuar të gjitha në maksimum, ky përjetim, si titujt me Ballkanin, më mban në tonus dhe në atë përkushtim që kam. Edhe sot pas 29 vitesh.
Kualifikimet në Europa League dhe Conference League, janë gjërat më të veçanta në karrierën time. Pa mohuar edhe sukseset e tjera, si kualifikimi ndaj Dinamos së Zagrebit me Skënderbeut në ‘play-off’-in e Europa League.
Në 20 minutat e fundit, duke shtuar edhe 5 minutat shtesë, ne luajtëm me një lojtar më pak. Përpara golit në Zagreb, u anulua edhe një gol i rregullt i Latifit. Nuk kishte VAR, do shkonim në avantazh 0-2.
Superiorja? E kam ndjekur shumë pak. Pashë derbin Tirana-Partizani. Impenjimi gjatë kësaj periudhë ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi patur ndeshje gati çdo tri ditë. Prezenca e Dinamos në Superiore, shton një derbi tjetër. Është ekipi i dytë pas Tiranës sa i përket titujve të fituar në Shqipëri.
Interesimi i Dinamos? Ka të vërteta dhe gjëra të shtuara. Kemi patur një kontakt në distancë, duke respektuar edhe kontratën me Ballkanit, që nuk ishte e rinovuar.
Dinamo është klubi ku kam kaluar më shumë në karrierë, si futbollist dhe trajner. Shpresoj që një ditë të rikthehem, te Tirana, Dinamo ose Partizani. Nuk mund të rikthehem tek të tria, por është kënaqësi të drejtosh secilën prej tyre.
Ndeshja në Air Albania? Stadiumi i gjithë shqiptarëve, të ofron kushte maksimale për të zhvilluar një spektakël në maksimumin e vet. Kënaqësi të luajmë aty. Ndikoi prishja e terrenit në ‘Fadil Vokrri’, fushë ku kemi patur mbështetje dhe rrugëtim të suksesshëm.
-
Video/ Gol në Turqi, Rey Manaj protagonist me Sivasspor
27 Nëntor, 21:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

