De Bryjne pa kontratë, “garë” legjendash për firmën e belgut

19 Prill 2025, 13:46 / SPORT ALFA PRESS

De Bryjne pa kontratë, “garë” legjendash për
Kevin de Bryjne ishte lojtar i Çelsit për dy vjet midis 2012 dhe 2014, por mundësia për të treguar veten iu dha në vetëm 9 prezenca.

Zhoze Murinjo preferonte lojtarë të tjerë dhe vendosi ta shiste belgun që u shndërrua në legjendë të Mançester Siti ku fitoi gjithçka. Por, një rikthim të Çelsi nuk duket aq i ndërlikuar. Jo për Xho Kol të paktën. Anglezi ka këshilluar ish-klubin e tij të mendojë për rikthimin e De Bryjnes, sepse në moshën 33-vjeçare mund të japë ende shumë.

“Çelsit i duhen lojtarë me përvojë. De Bryjne mund të jetë pak i konsumuar, por përvoja e tij do të ishte shumë e dobishme për të rinjtë e shumë në radhët e Çelsit. Në moshën që ka, mund të garantojë të paktën 30 ndeshje cilësore në sezon”, ka thënë ish-fantazisti që mund të shohë dëshirën e parealizuar.

Shkaku do të ishte Devid Bekham, që po punon për ta marrë belgun tek Inter Majemi.

 

Po ndodh...