Dëmtimi i Pedrit, Barcelona nuk do që të nxitohet

18 Shtator 2023, 16:01 / SPORT ALFA PRESS

Dëmtimi i Pedrit, Barcelona nuk do që të nxitohet

Barcelona nuk do të bëjë hapa të nxituar për rikuperimin e mesfushorit Pedri. 21-vjeçari mori një dëmtim në kofshë para dy javësh teksa po stërvitej me ekipin. Kthimi i tij në fushën e lojës supozohej të ishte pas 1 muaji.

Mirëpo sipas “Sport”, Pedrit do t’i duhet më shumë kohë për t’u kthyer nga dëmtimi. Rikuperimi dot zgjasë pak më shumë dhe projektohet të kthehet në fund të tetorit. Pikërisht atëherë kur katalanasit do të luajnë “El Classicon” përballë Real Madrid.

Stafi mjekësor i skuadrës nuk do që të bëjë gabimin me Pedrin sezonin e shkuar, kur u nxituan me rikuperimin e tij nga dëmtimi. Kjo la pasoja pasi mesfushori u dëmtua sërish.

Megjithatë ai do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme me Barcelonën në kampionat dhe Champions, gjithashtu do të mungojë edhe me kombëtaren spanjolle në fushatën eliminatore të Euro 2024.

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128