Dëmtimi i Ronald Araujo, Barcelona tregon situatën

22 Korrik 2024, 18:41 / SPORT ALFA PRESS

Dëmtimi i Ronald Araujo, Barcelona tregon situatën
Ronald Araujo dëmtoi tendinën e Akilit gjatë Kupës së Amerikës, të luajtur me Uruguain. Sot mbrojtësi i Barcelonës iu nënshtrua një operacioni, i cili  rezultoi i suksesshëm, siç njoftoi vetë klubi Blaugrana përmes një njoftimi  në faqen e tij zyrtare:

Lojtari i ekipit të parë Ronald Araujo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të hënë për një dëmtim  në kofshën e djathtë. Ky operacion u krye nga Dr. Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku (Finlandë)” – Shkruan Barcelona për Araujon, i cili ka luajtur 25 ndeshje në sezonin e kaluar.

 

Po ndodh...