Disfata ndaj Egnatias, reagon presidenti i Vllaznisë: Nuk është fundi, por vetëm një peng

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka reaguar pas disfatës kundër Egnatias në finalen e Superiores.
Ai falenderon tifozët për mbështetjen dhe iu kërkon falje për këtë rezultat zhgënjyes.
Xhaferri shkruan se nuk është fundi, por një peng që i motivon më shumë.
Një falënderim nga zemra për të gjithë tifozët që mbushën “Arenën Kombëtare”, që udhëtuan, sakrifikuan dhe i qëndruan pranë Vllaznisë me gjithë shpirt.
Prania dhe mbështetja juaj ishte madhështore, ashtu siç vetëm Shkodra di ta bëjë.
Njëkohësisht, ndjej detyrimin t’ju kërkoj ndjesë — veçanërisht tifozave të flaktë dhe besnikë — për rezultatin zhgënjyes dhe mënyrën si përfundoi kjo finale.
E dimë se ju dhatë gjithçka për ne, por nuk arritëm t’jua shpërblejmë ashtu siç e meritonit: me trofeun.
Megjithatë, kjo nuk është fundi. Është vetëm një peng që na motivon më shumë.
Ne do të rikthehemi — me më shumë forcë, me më shumë uri dhe me më shumë përkushtim
Forca Vllaznia — krenaria jonë qe nuk shuhet kurrë!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

