Dueli special/ Nga miq në rivalë, Asllani do të përballet me futbollistin që i dhuroi asistin e golit të parë me Interin
21 Mars 2024, 09:02 / SPORT

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Kilit do të jetë speciale për dy futbollistët e Interit, Kristjan Asllani dhe Aleksi Sançez, që do të jenë kundërshtarë.
Interesant është fakti, se në datën 4 mars, Sançez dhuroi asistin e golit të parë të Asllanit me fanellën e Interit, në duelin ndaj Xhenoas, një gol ky që do të mbahet mend gjatë nga ana e shqiptarit, ku një meritë të madhe për këtë gol të parë ka padyshim edhe Aleksi Sançez me asistin e dhuruar.

Vlen të theksohet fakti se ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit do të zhvillohet ditën e premte në orën 20:45 në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës. Në këtë përballje do të debutojë edhe trajneri i ri i Kilit, Rikardo Gareca.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

