E ardhmja e De Bruyne në “udhëkryq”, Guardiola: E ka të drejtën për të vendosur vetë!

30 Korrik 2024, 16:03 / SPORT ALFA PRESS

E ardhmja e De Bruyne në “udhëkryq”, Guardiola: E ka

E ardhmja mbart shumë mister sa i takon Kevin De Bruyne. Fantazisti belg është mes dyshimeve nëse do të qëndrojë edhe për një sezon me Manchester Cityn apo të zgjedhë milionat arave dhe të transferohet në Lindjen e Mesme.

Ofertat nuk i mungojnë, megjithatë De Bruyne kërkon kohë për të vendosur. Nga ana tjetër, trajneri Pep Guardiola shpreson që belgu të mos largohet. Tekniku i “The Citizens”, theksoi se për momentin në klub nuk ka mbërritur një ofertë konkrete për 33-vjeçarin.

“Klubi më ka siguruar që nuk ka asnjë ofertë për De Bruyne, të paktën për momentin. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por nuk dua që ai të largohet. De Bruyne është lojtari me më shumë vite në organikën e Cityt, është pak a shumë në situatën e David Silvës.

Ai ka të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e tij. I ka dhuruar shumë këtij klubi, kështu që mund të bëjë çfarë të dojë. Ajo që unë di për momentin është se ai do të qëndrojë”, u shpreh Guardiola.

 

Po ndodh...

ide