
“E di si ndihesh”, Beckham në krah të Maguire: Mbaje kokën lart!

Harry Maguire është sërish në qendër të kritikave teksa mbrojtësi ishte i pafat në ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Skocisë duke shkaktuar një autogol.
Komentet negative dhe tallëse ishin të pafundme duke detyruar një sërë personazhesh t’i dilnin në krah Maguire. I fundit që kërkon të ndryshohet kjo sjellje ndaj 30-vjeçarit është David Beckham. Tabloidi “The Sun” zbuloi se ish-lojtari i Manchester United i ka dërguar një mesazh Maguire duke i shprehur mbështetjen.
Sipas tabloidit britanik, Beckham i tha Maguire se edhe ai e ka kaluar një situatë të tillë në karrierë pas kartonit të kuq me Anglinë në Botërorin e vitit 1998 dhe se njeh mjaft mirë ndjesinë e të qenurit në qendër të kritikave.
Megjithatë, gjithnjë sipas “The Sun”, Beckham e siguroi Maguire se mund t’ia dalë dhe se duhet të qëndrojë me kokën lart pavarësisht komenteve.
-
Biletat Shqipëri-Çeki “zhduken” në pak minuta
16 Shtator, 10:59
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128