Egnatia dhe Laçi barazojnë 0-0! Superliga vijon sot në Durrës dhe Shkodër

Superliga shqiptare e futbollit nisi mesditën e së shtunës me javën e 23-të. Në Rrogozhinë, kryesuesit e Egnatias u ndalën 0-0 nga Laçi, me vendasit që gabuan edhe nga pika e bardhë. Po sot, në 17:00 luhen dy duelet e tjera. Dinamo pret Partizanin në Durrës, ndërsa Vllaznia dhe Teuta përplasen në "Loro Boriçi".
Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Laçi barazuan 0-0 në sfidën hapëse të javës së 23-të. Vendasit bënë një hap fals në shtëpi, me kurbinasit e Mirel Josës që i falen edhe portierit Mario Dajsinani. Gardiani i kurbinasve ndali ish-shokun e skuadrës, Spahiun nga pika e bardhë e 11-metërshit. Minuta e 64 ishte deçizive në këtë duel, me Dajsinanin që kapi goditjen e mesfushorit. Me 48 pikë, sërish Egnatia mban kren e renditjes, shkëputur nga ndjekësit.
Superliga, java 23:
E shtunë
13:30 Egnatia 0-0 Laçi
17:00 Dinamo - Partizani
17:00 Vllaznia - Teuta
E dielë
17:00 Tirana - Erzeni (Air Albania)
17:00 Skënderbeu - Kukësi
-
“Femër e pështirë”, plas sherri në “BBV” mes Erjolës dhe Ilnisës
10 Shkurt, 15:48 -
Izraeli sulmon qytetin Rafah, 28 viktima, mes tyre 10 fëmijë
10 Shkurt, 15:40
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


