Egnatia rikthehet tek fitorja pas 7 ndeshjesh në kampionat, mund Kukësin
29 Mars 2024, 17:25 / SPORT

Egnatia duket se i ka dhënë fund “mini-krizës” në kampionat, ku ka arritur të gjejë fitoren ditën e sotme në shtëpinë e saj përballë Kukësit.
Rrogozhinasit arritën t’i mposhtnin verilindorët me rezultatin minimal 1-0, ku goli i vetëm i takimit erdhi që në minutën e ‘6 nga Zejnullai.
Ky gol i shpejt i dha qetësinë skuadrës së Edlir Tetovës, që e dominoi ndeshjen dhe arriti të menaxhonte rezultatin, ku shpërdoroi dhe disa raste të mira për të shënuar. Kukësi u përpoq deri në fund, por u ndal nga mbrojtja e vëmendshme e vendasve dhe portieri Sherri.
Me këtë fitore, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 54 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e fundit me vetëm 25 pikë.
-
Merkato/ Mario Mitaj edhe më pranë Juventusit
29 Mars, 17:07
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

