El Salvador/ Kërkonin të hynin në stadium, 9 persona humbën jetën gjatë përplasjeve

21 Maj 2023, 11:43 / SPORT ALFA PRESS

El Salvador/ Kërkonin të hynin në stadium, 9 persona humbën

Një numër i madh tifozësh u përpoqën të hynin në stadium në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador, pasi portat ishin mbyllur. Gjatë përplasjes humbën jetë 9 persona.

Nga ky incident sipas policisë mbetën të vdekur shtatë burra dhe dy gra, të gjithë mbi moshën 18 vjeç.

Përplasja ndodhi gjatë një ndeshjeje midis ekipit vendas Alianza dhe ekipit Fas me bazë në Santa Ana në stadiumin Monumental.

Zyrtarët besojnë se disa tifozëve u janë shitur bileta false dhe thanë se një hetim ishte duke u zhvilluar. Pamjet e shpërndara nga mediat lokale duket se tregojnë tifozët që përpiqen të rrëzojnë barrikadat në hyrje të stadiumit.

 ‘Ishte një ortek tifozësh që kapërceu portën’, tha për gazetarët një vullnetar.

Luis Alonso Amaya, nga Mbrojtja Civile e El Salvadorit, tha se rreth 500 njerëzve u është dhënë ndihmë mjekësore. Ministri i Shëndetësisë Francisco Alabi tha se shumica e të plagosurve janë në gjendje stabile dhe se nuk ka pasur raportime për vdekje nga spitalet.

Federata Salvadorane e Futbollit tha se të gjitha ndeshjet e futbollit të nivelit kombëtar të dielën do të pezullohen. Ai gjithashtu tha se i vjen keq për atë që kishte ndodhur dhe shprehu mbështetje për familjet e viktimave.

Nayib Bukele, presidenti i El Salvadorit, tha se policia do të kryejë hetime shteruese për atë që ndodhi.

 ‘Kushdo që të jenë fajtorët, ata nuk do të mbeten pa u ndëshkuar’, tha ai në Twitter.

 

ide