Eurobasket për vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit
14 Korrik 2025, 23:45 / SPORT

Kombëtarja e vajzave U16 mori medaljen e bronzit në Eurobasket, në Divizionin C, të zhvilluar në Pejë.
Shqipëria mundi Maltën me rezultatin 61–57, në një sfidë të luftuar nga fillimi në fund.
Skuadra malteze shkoi në avantazh prej 3 pikësh në pushim, por përpjekjet e vajzave kuqezi sollën revanshin në pjesën e dytë.
Anja Kasa ishte më e mira në fushë për Kombëtaren, me 18 pikë të realizuara dhe 7 topa të marrë nga tabela, e cila u përfshi edhe në formacionin më të mirë të aktivitetit.
Një revansh për Shqipërinë, që kishte humbur ndeshjen në grupe me Maltën.
Kombëtarja e djemve U16 e mbylli në vendin e katërt turneun e mbajtur në Shkodër.
Shqipëria e humbi me rezultatin 118–78, por duke bërë paraqitje të mira gjatë këtij kampionati.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
