Europa League/ Galatasaray fiton mes shtatë golash, Bodo Glimt bën surprizën në Portugali

Europa League zhvilloi të mërkurën dy ndeshjet e para për raundin e tretë. Surprizë në Portugali, me Bragën që u mposht 1-2 nga norvegjezët e Bodo Glimt. Në Stamboll, Galatasaray fitoi 4-3 kundër Elfsborg.
Në "Rams Park" të Stambollit, Galatasaray siguroi tri pikë pas fitores 4-3 kundër Elfsborg, teksa sfida nuk ishte e lehtë paçka tre golave që turqit shënuan në pjesën e parë. Icardi, autogoli i Pettersson dhe Yilmaz i dhanë epërsinë Galatasarayt në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë ishte Hult dhe Baidoo që shkurtuan për 3-2, ndërsa fundi ishte dramatik. Akgun shënoi golin e radhës te Galatasaray, para se Larsson të gjente shifrat e 4-3, me kohën që ishte në limite.
Në Portugali, Braga u mposht 1-2 nga Bodo Glimt. Për norvegjezët shënuan Evjen dhe Nielsen (90+4), ndërsa Niakate shkurtoi përkohësisht.
Këtë të enjte në program janë edhe 16 ndeshjet e radhës për t'u zhvilluar në Europa League.
-
Pse nuk duhet të flini me flokët e lagur?
24 Tetor, 08:22
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

