Europa League/ Hojlund sërish vendimtar në fitoren e Man.United, Roma bind ndaj Bragës

12 Dhjetor 2024, 20:57 / SPORT ALFA PRESS

Europa League/ Hojlund sërish vendimtar në fitoren e Man.United, Roma

U luajtën prej orës 18:45, tetë ndeshjet e vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Europës, ku u shënuan në total, plot 22 gola.

Spikasin triumfet e Romës dhe Manchester United ndaj Bragës, dhe Plzenit, ndërkohë që fitore spektakolare arriti edhe PAOKU me plot 5 gola ndaj Ferencvaroshit.

Pas dy barazimesh, Roma u kthye te fitorja, teksa në “Olimpico” mundi pastër 3-0 Bragën. Pellegrini u takua me golin pas shumë kohësh, teksa realizoi në minutën e 11-të.

Në pjesën e dytë, Saud Abdulhamid dyfishoi shifrat. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Hermoso. Roma renditet në vendin e 14-të me 19 pikë.

Manchester United triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Plzen. Në minutën e 47-të, një gadë e portierit Onana solli golin e vendasve çek, me anë të Vydra. “Djajtë e kuq” u përgjigjën pas disa minutësh, me Hojlund. Hojlund kompletoi përmbysjen e madhe, me golin e tij në të 88-tën minutë.

Në ndeshjet e tjera, Galatasaray zhgënjeu në transfertë, teksa barazoi 2-2 ndaj Malmos.

 

Po ndodh...