
Feyenoord konfirmon largimin e Arne Slot, pritet zyrtarizimi te Liverpool

Feyenoord ka konfirmuar se trajneri Arne Slot do largohet nga ekipi.
Holandezët janë në kërkim të një trajneri të ri, me Slot (45 vjeç) që e ka punën gati dhe as më pak e as më shumë por te Liverpool në Premier League.
Pas nëntë vitesh Jurgen Klopp do largohet nga të kuqtë dhe Liverpool ka gjetur akordin me Slot, i cili duket se ka zgjidhur gjithçka me Feyernoord edhe pasi ka paguar një shumë si dëmshpërblim për 12 muajt e mbetur në kontratë.
“Arne Slot zyrtarisht nënshkruan kontratën e tij si trajner i ri i Liverpool, të gjitha dokumentet janë në vend.
Njoftimi zyrtar do të pasojë në kohën e duhur.
Leja e punës është ende në pritje për disa nga anëtarët e stafit të tij dhe më pas do të vuloset e gjitha”, thonë mediet në Britani.
Slot aktualisht do të përgatitet në ndeshjen e fundit si trajner i Feyenoord, me skuadrën e Eredivisie që do të përballet me rivalët e Roterdamit, Excelsior, këtë të diel.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128