Fiorentina gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Italisë, eliminon Bologna-n pas penalltive
10 Janar 2024, 07:46 / SPORT

Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë, ndërsa fitoi falë penalltive me rezultatin 5-4 ndaj Bologna-s, ndërsa koha e rregullt dhe shtesë u mbyllën me barazimin 0-0.
Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa të dyja skuadrat patën raste të shumta për të gjetur rrugën drejt rrjetës.
Megjithatë si pjesa e parë, por edhe pjesa e dytë u mbyllën me porta të paprekur, duke e çuar sfidën në shtesë.
Të dyja ekipet si Fiorentina, por edhe Bologna provuan që ta mbyllnin takimin në shtesë, por në fund gjithçka u vendos nga penalltitë.
Kështu Fiorentina kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, raund në të cilin do të ndeshet me një prej dyshes Atalanta-Milan, teksa Bologna eliminohet, pasi Posch gaboi në gjuajtjen e penalltisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

