Fitore me 6 gola, PSV bën “detyrën” ndaj Groningen
11 Shkurt 2023, 22:25 / SPORT

PSV Eindhoven ka dhuruar spektakël në “Philips Stadion”, ndërsa “shkatërroi” me 6 gola ekipin e Groningen.
Vendasit nisën serinë e golave në minutën e 27’ me de Jong, duke zhbllokuar sfidën. Në minutën e 46’ Simons dyfishoi avantazhin për ekipin e van Nistelrooy, teksa në minutën e 69’ Branthwaite realizoi golin e tretë.
Sfida foli e gjitha për PSV-ë, që shënoi tre gola të tjerë me Bakayoko në minutën e 73’, Silva në minutën e 84’ dhe Til vulosi rezultatin e takimit në minutën e 88’.
Pas ndeshjes së javës së 21-të të Eredivisie PSV shkon në kuotën e 42 pikëve në vend të tretë, teksa Groningen vuan në vend të fundit me 13 pikë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
