Flet si bavarez: Luis Diaz prezantohet te Bajerni i Mynihut me numrin e gabuar

Aparatet fotografike po shkrepen sërish në Sebener Shtrase – madje më shpesh se zakonisht. Bajerni është kthyer nga pushimi i shkurtër veror dhe skuadra e Mynihut tashmë e ka në radhët e saj “lojtarin e ëndrrave”, Luis Diaz.
I veshur me numrin e gabuar, kolumbiani u shfaq të enjten në mëngjes në fushën stërvitore së bashku me Xhoao Palinja, me fanellën me numrin 20 (ai zakonisht mban numrin 14). Ndryshe nga bashkëlojtarët e tij të rinj, Diaz i bashkohet skuadrës së Bajern në formë të shkëlqyer fizike, pasi kishte përfunduar tashmë tre javë përgatitje parasezonale me Liverpulin.
Ai së fundmi ishte në turne në Japoni me “Të Kuqtë”, ndërsa Herri Kejn dhe të tjerët po shijonin pushimet pas Kupës së Botës për Klube. Diaz do të bëjë paraqitjen e tij të parë në “Allianz Arena” të shtunën, kur Bajerni do të presë Lionin në një miqësore parasezonale. “Bueno”, nisi në spanjisht lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e klubit të Mynihut në konferencën e tij të parë për shtyp, duke thënë disa nga ato frazat që zakonisht dëgjohen në prezantime të tilla. Natyrisht që ishte shumë i lumtur që ndodhej tani në një klub kaq të madh.
“Jam pritur shumë ngrohtë”. Diaz ende nuk ka pasur kohë për t’u ambientuar plotësisht dhe as nuk ka mundur të marrë këshilla nga ish-lojtari i Bajern, Hames Rodrigez. “Por ne vazhdojmë të flasim”, siguroi lojtari, i cili pritet të sjellë shpejtësi, driblim, asiste dhe gola. “U bë shumë shpejt e qartë që Luço donte të vinte te ne”, tregoi drejtori sportiv Maks Eberl. “Ne ishim të përqendruar vetëm te Luis. Ai e di si arrihet suksesi”.
Në sezonin e fundit të kampionatit të fituar nga Liverpuli nën drejtimin e Arne Slot, Diaz kontribuoi me 13 gola dhe 7 asistime në Premier Ligë; statistika të ngjashme do të ndihmonin shumë edhe Bajernin. “Po realizoj një ëndërr këtu”, theksoi Diaz. “Dua të shijoj futbollin. Gjithmonë kam një buzëqeshje në fytyrë”.
Ish-lojtari i Liverpulit mori disa këshilla nga futbollisti i ri i Liverpulit, Florian Virtz, i cili në mënyrë të famshme nuk dëshironte të bëhej banor i Mynihut. “Më tha se Bundesliga është shumë intensive, fizike dhe natyrisht ndryshe nga Premier Ligë. Stadiumet janë gjithmonë plot. Më tha se Mynihu është një qytet shumë i bukur dhe se do ta shijoj”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
