Flik është mërzitur duke dëgjuar të flitet për Jamal: Kjo e super, super...

Hansi Flik duket se ka filluar të mërzitet duke dëgjuar kudo të flitet vetëm për Lamin Jamal. Këtë e ka bërë të qartë në konferencë për shtyp të ndeshjes ndaj PSG-së, ku ka lënë të kuptohet se nuk e cilëson futbollistin ende një “produkt të përfunduar”.
Më fjalët e tij, trajneri gjerman bëri të qartë se Jamal tashmë duhet të kompletohet edhe në faza të tjera të lojës që të cilësohet ai lojtari i jashtëzakonshëm që trumbetohet në opsionin sportiv.
“A është Lamin Jamal futbollisti më vendimtar në futbollin europian? Kjo e super, super… nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen që ekzaltohet kaq shumë Lamin. Ai është 18 vjeç. Duhet të fokusohet te puna e madhe.
Ai ka talent dhe është në një nivel shumë të lartë. Për të arritur në nivelin tjetër, për të ngjitur një apo dy shkallë, të cilat ai mund t’i bëjë, duhet të vazhdojë duke punuar. Futbolli nuk është vetëm të sulmosh, është edhe të mbrosh gjithashtu”, tha Flik para gazetarëve.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
