Fusha e “Air Albania” me probleme, rrezikohet derbi Partizani-Tirana

16 Shtator 2023, 16:55 / SPORT ALFA PRESS

Fusha e “Air Albania” me probleme, rrezikohet derbi Partizani-Tirana

Përveç faktit që ekipet e kryeqytetit nuk luajnë prej një muaji në “Air Albania”, edhe derbi i kryeqytetit rrezikon të mos zhvillohet në këtë impiant.

Më 12 tetor Kombëtarja do të ndeshet në këtë stadium me Çekinë, një sfidë shumë e rëndësishme për fatet e kualifikimit në Europianin e vitit të ardhshëm.

Fusha është sërish çështja e madhe dhe problemi, që federata nuk po di t’i japë zgjidhje që nga ndërtimi i stadiumit në vitin 2019.

Para Polonisë impianti u mbyll për të përmirësuar kushtet e fushës, por edhe në atë ndeshje gjendja e terrenit nuk ishte aspak e mirë, teksa disa lojtarë përfshi Jasir Asanin u ankuan në lidhje me këtë.

Fakti se fusha nuk ka arritur të rigjenerohet, pritet ta shtyjë federatën që të mos lejojë klubet e kryeqytetit të mos luajnë në “Air Albania” as para ndeshjes me Çekinë, çka bën që derbi i 27 shtatorit të spostohet në një tjetër impiant.

Partizani është organizator në këtë takim, fakt që mund të shtyjë që sfida të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, duke bërë që të kuqtë të humbasin dhjetëra miliona lekë nga biletat.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128