
Gara për drejtorin sportiv të Milanit, avantazhi që ka Igli Tare

Pista e Fabio Paraticit është shuar kështu që në shtëpinë e Milanit ka rifilluar kërkimi për një drejtor sportiv.
Administratori i deleguar, Furlani, i cili kishte si objektiv përmbylljen e çështjes deri në mesin e muajit prill, duhet të rishikojë planet e tij.
Megjithatë, mbetet njëfarë ngutjeje sepse duhet planifikuar sezoni i ardhshëm dhe ndryshimet do të jenë të shumta, duke filluar nga trajneri i ri.
Rreziku, sipas të gjitha gjasave, është që zgjedhja e drejtorit sportiv të bëhet vetëm në fund të sezonit.
Kjo sepse të gjithë profilët që po shqyrtohen aktualisht janë të kontraktuar me klube të tjera të Serisë A.
Nga Tony D’Amico te Sartori, përfshirë edhe Giovanni Manna, që u bashkua me Napolin verën e kaluar.
I vetmi i lirë është Igli Tare, i cili u largua nga Lazio në qershor të vitit 2023.
Kjo e favorizon shqiptarin, por mbetet për t’u parë nëse Furlani do t’i besojë një drejtori sportiv të zgjedhur më parë nga Ibrahimovic, përpara se të ndodhte përmbysja që pasoi udhëtimin e Furlanit në New York te Gerry Cardinale – udhëtim që ndryshoi gjithçka dhe e vendosi Furlanin në qendër të vendimmarrjes për drejtuesin e ri.
Aktualisht, profili që pëlqehet më shumë është ai i Tony D’Amico-s, që nga viti 2021 është tek Atalanta dhe i lidhur me klubin bergamask deri në vitin 2027.
"Janë thjesht zëra dhe për këtë arsye nuk i komentoj", tha dje 45-vjeçari nga Pescara, duke shmangur çështjen.
I vlerësuar te Verona për aftësinë për të marrë lojtarë me çmim të ulët dhe t’i shesë me fitim të madh, ish-mbrojtësi ka bërë punë të mirë edhe në Bergamo me Gasperinin.
Tani mund të vijë hapi i madh drejt Milanellos, ku pritshmëritë dhe presioni janë krejt ndryshe.
A është ai njeriu që mund ta bëjë Milanin të fitojë sërish, siç ka thënë Furlani? Tifozët kuqezinj janë ende shumë skeptikë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128