Gara për ''Këpucën e Artë''/ Lautaro kalon Haaland në rënditje, Kane vijon ''arratinë'' në krye

Harry Kane gjithmonë në “arrati”, sa i përket renditjes së “Këpucës së Artë” për këtë sezon futbollistik.
Sulmuesi i Bayern Munich, falë 21 golave të shënuar në Bundesligë, është në krye, përpara Akor Adams, sulmuesit nigerian të Montpellier, i cili është vetëm gjysmë pike përpara Kylian Mbappe.
Ylli i PSG shënoi një tripletë dje në Kupën e Francës (gola që nuk vlejnë për këtë renditje, sepse numërohen vetëm ato të shënuar në kampionat).
Lojtari i parë i Serie A, i pranishëm në renditje është Lautaro Martinez, kapiteni i Interit dhe golashënuesi më i mirë i turneut në fjalë me 16 gola.
Ai që shënoi në ndeshjen e së shtunës kundër Hellas Verona e lejoi atë të kapërcente Erling Haaland dhe të konsolidonte vendin e gjashtë.
Serhou Guirassy, objektivi i merkatos dimërore të Milanit, është vetëm një gol larg.
1. Harry Kane (Bayern Munich) – 42 pikë (21 gola x 2, koeficienti)
2. Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) – 36.5 (15 gola x 1.5 + 7 gola x 2)
3. Kylian Mbappé (PSG) – 36 pikë (18 gola x 2)
4. Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) – 36 pikë (24 gola x 1.5)
5. Serhou Guirassy (Shtutgart) – 34 pikë (17 gola x 2)
6. Lautaro Martinez (Inter) – 32 pikë (16 gola x 2)
7. Erling Haaland (Manchester City) – 28 pikë (14 gola x 2)
8. Mohamed Salah (Liverpool) – 28 pikë (14 gola x 2)
9. Andrej Iliç (RFS/Valerenga) – 27.5 pikë
10. Santiago Gimenez (Feyenoord) – 27 pikë
11. Vangelis Pavlidis (AZ) – 27 pikë
12. Jude Bellingham (Real Madrid) – 26 pikë
13. Alvaro Morata (Atletico Madrid) – 24 pikë
14. Borja Mayoral (Getafe) – 24 pikë
15. Dominik Solanke (Bournemouth) – 24 pikë
16. Heung-min Son (Tottenham) – 24 pikë
17. Bard Finne (Brann) – 24 pikë
Çdo gol i shënuar në top 5 ligat më të mira europiane ka si koeficent (shumëzohet me) 2 pikë, ndërsa në ligat e tjera vlen 1.5 pikë.
-
Dorival Junior, trajner i ri i Brazilit
8 Janar, 13:39
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

